Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një video adresimi është deklaruar sërish lidhur me dyshimet për manipulime me njehsorë, ku u tregon qytetarëve ‘’hap pas hapi’’ se si ta verifikojnë njehsorin e tyre.
Azemi ka bërë të ditur edhe se të gjitha ‘’faktet’’ do i dorëzojnë në KEDS dhe KESCO, e më pas do i përgatisin edhe për në Prokurori.
‘‘Ju që me keni shkru se keni bërë video dhe incizime nga njehsorët e juaj dhe ka dallime, m’i dërgoni këto incizime dhe këto fotografi që ta përgatisë dosjen për Prokurorinë Speciale’’, ka thënë ai në video, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Verifikoni njehsorët në shtëpitë tuaja.
Shumë qytetarë më kanë shkruar se kanë evidentuar parregullsi të mëdha në matjen e kohës në njehsorët e tyre të energjisë elektrike.
Ju bëj thirrje të gjithëve ta bëjnë këtë verifikim, sepse kjo skemë mashtrimi sistematik duhet të denoncohet dhe ndëshkohet.
Në këtë video po tregoj hap pas hapi se si ta verifikoni njehsorin tuaj.
Bëni video ose fotografi dhe m’i dërgoni.
Nesër, të gjitha këto fakte do t’i dorëzojmë në KEDS dhe KESCO, dhe më pas do t’i përgatisim edhe për Prokurorinë.
Kjo nuk është gabim – është vjedhje sistematike.
Bashkohuni. Ta ndalim hajninë bashkë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...