Kandidati i LDK’së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe ish të burgosurve politikë. Me ta, ai ka biseduar për sfidat me të cilat përballen.
“Sot pata nderin të takoj përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe ish të burgosurve politikë në Ferizaj. Biseduam për sfidat me të cilat përballen njerëzit që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë.”
“Këta njerëz që kanë dhënë aq shumë për vendin, meritojnë respektin dhe trajtimin më të madh nga shoqëria dhe institucionet tona. Në programin tonë për Ferizajin e jetueshëm, kemi paraparë që veteranët, familjet e dëshmorëve dhe ish-të burgosurit politikë të kenë trajtim sa më të dinjitetshëm. Për këtë arsye do të ndajmë një parcelë për ndërtimin e zyrave të reja, në mënyrë që të paktën të kenë një hapësirë moderne, funksionale dhe të denjë punuese.”
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...