Azemi: Mos i ndalni ushtrimet, kthehemi më të fortë - Gazeta Express
string(49) "azemi-mos-i-ndalni-ushtrimet-kthehemi-me-te-forte"

Azemi: Mos i ndalni ushtrimet, kthehemi më të fortë

Gazeta Express

28/05/2020 15:36

Pandemia Covid-19 bëri që ngjarjet sportive të anulohen në vendin tonë, megjithatë, për lojtarët është shumë e rëndësishme që të jenë aktivë.

Lexo Edhe:

Trajnerët dhe basketbollistët bëjnë thirrje që të mos i ndalen stërvitjet.

Kështu ka porositur edhe basketbollisti me përvojë, Edmond Azemi.

“Uroj që të gjithë të jeni mirë. Kjo situatë e krijuar me Covid-19 është një minus i madh për sportin e Kosovës. Unë individualisht kam vazhduar ushtrimet, prapë se parë po më mungon topi, fusha, shokët, që e kemi ndarë bashkë kohën në fushën e basketbollit. Besoj që të gjithë do të angazhohemi. Mos i ndalni ushtrimet. Ushtroni individualisht, mbani intensitetin dhe shëndetin. Do të kalojmë së bashku këtë pandemi dhe do të shihemi së shpejti”, u shpreh Edo, me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së. /Gazeta Express/