Azem Vllasi: Aleksandar Vuçiq është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit e së dielës në Banjskë - Gazeta Express
string(97) "azem-vllasi-aleksandar-vuciq-eshte-ai-qe-e-ka-zgjedhur-momentin-e-aksionit-e-se-dieles-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 7:45

Azem Vllasi: Aleksandar Vuçiq është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit e së dielës në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 7:45

Avokati Azem Vllasi, thotë se sulmi i së dielës në Banjskë të Zveçanit, është përgatitur nga ushtria e Serbisë.

Madje sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është ai që e ka zgjedhur momentin e aksionit, me idenë se pozita e palës kosovare është dobësuar tek perëndimi.

“Aksioni është i përgatitur nga ana e ushtrisë së Serbisë. Pas kësaj u pa absolutisht që qëndron vetë Vuçiqi, sepse të merret një aksion I tillë në territor të Kosovës, nuk është e mundur të bëhet pa dijeninë e Vuçiqit. Momenti i aksionit është zgjedhur nga Vuçiq, ai e ka vlerësuar që pas dështimit të bisedave në Bruksel më 14 shtator, atëherë është dobësuar pozita e palës kosovare, gjegjësisht e Kurtit dhe se tani Serbia mund të futet në një aksion ku do të përfitojë diçka. Ata u grumbulluan në oborrin e Manastirit Banjska, duke llogaritur se atje nuk ka qasje Policia e Kosovës”, deklaroi Vllasi në tëvë1.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist, me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në fshatin Bajnskë.