Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK dhe djali i Jakup Krasniqit, ka falënderuar Azem Sylën pas vizitën në familjen e tij.
“Miku i babait tim, miku im dhe miku i familjes, Azem Syla, na vizitoi dhe më dha mbështetje të pakursyer në këtë garë zgjedhore. Kjo mbështetje më jep forcë dhe kurajo për të ndjekur rrugën e babait dhe të brezit të tij, duke punuar për të mirën e popullit tonë”, tha Krasniqi.
Ai e cilësoi Azem Sylën si një simbol të qëndresës dhe përkushtimit kombëtar, duke vlerësuar rolin e tij si bashkëudhëtar të Jakup Krasniqit në rrugën drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...