Axel Gnapi, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(36) "axel-gnapi-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 11:09

Axel Gnapi, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 11:09

Alex Gnapi është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së shtatë në Superligën e futbollit.

Ai ishte hero i Llapit në fitoren 4:1 ndaj Gjilanit dje pasi i realizoi dy gola.

Për këtë, futbollisti i llapjanëve u zgjodh “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori këtë çmim, Gnapi u shpreh i lumtur që u vlerësua paraqitja e tij.

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Pra, kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin, duke shpresuar se kjo është vetëm fillimi i suksesit të Llapit.”

“Pas shumë punës që kemi bërë, tani kemi një atmosferë shumë të mirë në ekip. Çdo lojtar dhe çdo anëtar i ekipit po e mban këtë atmosferë pozitive. Edhe në humbjet që i kemi pësuar kemi qëndruar bashkë dhe kemi diskutuar për problemet, si dhe çka kemi mundur të bëjmë më mirë që të na vijnë rezultatet.”

“Fillimisht, për skuadrën më duhet të them se kemi cilësi dhe potencial, andaj shpresoj për më të mirën. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë. Ndërsa për çmimin “Ylli i Javës”, dua të falënderoj shokët e skuadrës, sepse dje kemi luajtur si një familje. Uroj të fitoj edhe shumë shpërblime të tjera”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express