S'ka doreza të dyerve në QKUK, dhoma e rentgenit mbyllet me konop - Gazeta Express
string(69) "avullohen-dorezat-e-dyerve-ne-radiologjine-e-qkuk-se-mbyllen-me-konop"

S’ka doreza të dyerve në QKUK, dhoma e rentgenit mbyllet me konop

Gazeta Express

23/10/2020 13:06

Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK po punohet në kushte me rrezikshmëri për stafin shëndetësor, për shkak të punimeve të dobëta që janë bërë gjatë renovimeve vitin e kaluar.

Një teknik i kësaj klinike ka publikuar një video ku shihet se në dhomën e rëntgenit dera e cila e mbron teknikun nga rrezatimi, duhet të mbyllet me një konop pasi mungon doreza e derës, shkruan Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

Tekniku në postimin e tij ka deklaruar se në këto kushte po rrezikohet shëndeti i tyre nga rrezatimi i pajisjeve. Ai ka thënë se për këto probleme është në dijeni edhe menaxhmenti i klinikës.

“Shume pune ne Radiologji, me rrezikshmeri te larte dhe aspak mbrojtje. Kjo eshte edhe me e tmerrshme kur e mendon qe renovimet ne kete klinike jane be vitin e kaluar. Paramendo ne punojme deri ne 100 raste ne dite, dhe bashke me pacientet rrezatohemi edhe ne sepse dyert qe duhet me na mbrojt nga rrezatimi i pajisjeve, nuk mbyllen sepse jane demtuar per shkak te cilesise se dobet. Tmerr, ne punetoret e klinikes po pesojna dhe po na rrezikohet shendeti per shkak te neglizhences. Per te gjitha keto menaxhmenti i klinikes eshte ne dijeni”, ka shkruar Fisnik Thaqi.