Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që të pezullojë vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), për çështjen e tregut të hapur, ka treguar Blinera Osmani, avokate.
Ajo ka thënë se kjo do të thotë se për të gjithë konsumatorët vendimi për daljen në treg të lirë nuk mund të zbatohet më.
Kjo nënkupton se bizneset duhet të rikthehen menjëherë në tregun universal, me furnizim të sigurt dhe me tarifa të rregulluara, ashtu siç ishin para datës 1 qershor 2025.
Postimi i plotë i Osmanit:
LAJM I RËNDËSISHËM – GJYKATA PEZULLON VENDIMET E ZRrE-SË!
Me datë 29.07.2025, Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, përmes Aktgjykimit KA.nr.301/25, ka marrë një vendim të qartë dhe detyrues, duke:
✅ Anuluar pikën IV të Vendimit të ZRrE-së nr.275/24, datë 05.04.2024
✅ Anuluar tërësisht Njoftimin e ZRrE-së të datës 12.03.2025 për daljen në treg të lirë, si të kundërligjshëm
✅ Pezulluar në tërësi zbatimin e të gjitha këtyre vendimeve deri në një vendim përfundimtar të gjykatës
🛑 Kjo do të thotë se për të gjithë konsumatorët vendimi për daljen në treg të lirë nuk mund të zbatohet më. Ata duhet të rikthehen menjëherë në tregun universal, me furnizim të sigurt dhe me tarifa të rregulluara, ashtu siç ishin para datës 1 qershor 2025.
ℹ️ Vendimi është i zbatueshëm menjëherë dhe prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik. U bëjmë thirrje ZRrE-së dhe të gjithë operatorëve të tregut të energjisë që të respektojnë dhe zbatojnë pa vonesë këtë vendim gjyqësor.
📌 Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e klientëve tanë dhe për të siguruar zbatim të plotë dhe të paanshëm të drejtësisë
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...