Avokatja për dëshminë e Murselit: Askush s’kryen grabitje me armë për një telefon, pse si kanë marrë stolitë e arit - Gazeta Express
string(112) "avokatja-per-deshmine-e-murselit-askush-skryen-grabitje-me-arme-per-nje-telefon-pse-si-kane-marre-stolite-e-arit"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 16:11

Avokatja për dëshminë e Murselit: Askush s’kryen grabitje me armë për një telefon, pse si kanë marrë stolitë e arit

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 16:11

Në emisionin Kosova Live në Televizioni T7, avokatja Flutra Halili ka folur për dëshmitë e të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.

Halili tha se pretendimet e të pandehurit Naim Murseli lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, duke theksuar se provat e paraqitura hedhin poshtë versionin e tij për një grabitje të armatosur.

Sipas Halilit, fotografitë e realizuara nga forenzika pas ngjarjes dëshmojnë se viktima kishte ende me vete stolitë e arit – përfshirë byzylykë dhe unazë  çka bie ndesh me pretendimin se rasti ka qenë grabitje.

Ajo theksoi se është e pazakontë që një grabitës i armatosur të synojë vetëm një telefon apo para, duke lënë pas sende me vlerë si ari.

“Bazuar në këto fotografi, bie poshtë pretendimi se kemi të bëjmë me një grabitje klasike. Nuk është logjike që dikush të ndalë një veturë nën kërcënimin e armës dhe të marrë vetëm telefonin, duke mos prekur stolitë e arit,” u shpreh Halili.

Ajo shtoi se, edhe nëse do të kishte ndodhur një grabitje, është e vështirë të besohet se viktima nuk do të përballej apo reagonte ndaj grabitësit për të mbrojtur sendet personale.

Sipas saj, këto rrethana, së bashku me provat tjera, e dobësojnë ndjeshëm versionin e të pandehurit.

Halili përmendi gjithashtu se ekzistojnë prova të forta që lidhen me komunikime dhe kontakte mes të dyshuarve, si dhe pamje nga kamera sigurie gjatë ditës nga pompë derivatesh dhe ambiente restorantesh që, sipas saj, e përforcojnë dyshimin për një skenar të organizuar.

Në anën tjetër, Murseli ka deklaruar në seancë se natën kritike ka qenë viktimë e një grabitjeje nën kërcënimin e armës, duke thënë se grabitësit kanë kërkuar vetëm telefonat dhe paratë.

Ai shtoi se nuk ka qenë në dijeni nëse janë marrë sende të tjera, pasi kishte dalë nga vetura bashkë me fëmijët dhe nuk e kishte parë gjithë ngjarjen.

Megjithatë, sipas Halilit, deklaratat e tij kanë qenë jo konsistente dhe kanë ndryshuar nga seanca në seancë, duke ngritur dyshime shtesë mbi besueshmërinë e versionit të tij.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement