Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, e ftuar në studion e Kosova Live në T7 e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit të Apelit në Tiranë si një ngjarje që tejkalon përmasat e një krimi të zakonshëm.
Sipas saj, mënyra se si arma ka hyrë në ambientet e Gjykatës, e lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një planifikim më të gjerë:
“Sipas përvojës time, armen atë ditë në Gjykatë nuk e futi vetë autori, por dikush tjetër. Të vritet njeriu që ndan drejtësinë, është më shumë se krim i organizuar”, tha Gashi Bytyqi.
Ajo shtoi se ky akt është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe se ngjarje të tilla rrezikojnë besimin e qytetarëve tek institucionet.
Video e plotë e deklaratës: