Avokatit të familjes Dehari i refuzohet kërkesa që jetë i pranishëm gjatë intervistimit të ministres Haxhiu - Gazeta Express
string(107) "avokatit-te-familjes-dehari-i-refuzohet-kerkesa-qe-jete-i-pranishem-gjate-intervistimit-te-ministres-haxhiu"

Avokatit të familjes Dehari i refuzohet kërkesa që jetë i pranishëm gjatë intervistimit të ministres Haxhiu

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 10:01

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, të hënën në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë me dije se i është refuzuar kërkesa e tij që gjatë intervistimit të ministres të jetë i pranishëm, shkruan Insajderi.

Lexo Edhe:

Gashi e ka cilësuar prokurorinë si “selektive”.

“Prokuroria, per arsye te panjohura, vepron ne menyre selektive – here duke lejuar e here duke mos lejuar pjesemarrjen time ne intervistimin e deshmitareve ne kete rast”, shkroi ai në Facebook.