Avokati tregon traumat e tre vjeçarit që u keqtrajtua në çerdhen “Gëzimi Ynë” - Gazeta Express
string(75) "avokati-tregon-traumat-e-tre-vjecarit-qe-u-keqtrajtua-ne-cerdhen-gezimi-yne"

Avokati tregon traumat e tre vjeçarit që u keqtrajtua në çerdhen “Gëzimi Ynë”

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 12:59

Nëna e Lisit, fëmijës tre vjeçar ndaj të cilit është ushtruar dhunë ka thënë se është e stresuar emocionalisht dhe se ka dhënë një deklaratë në polici lidhur me rastin, ndërsa avokati është shprehur se Prokuroria duhet të veprojë sipas preocedurave në fuqi dhe ka njoftuar se edukatoret e përfshira në rast janë marrë në intervistë nga policia.

“Jam mami i Lisit, sapo e përfundova deklaratën time ne polici, jam shume e stresuar emocionalisht. Drejtësia vlen.”, tha Fitore Geci, nëna e Lisit.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, avokati Nasuf Hasani ka thënë para mediave se rasti do të duhej të raportohej nga kopshti dhe jo nga familjarët. Ai gjithashtu po pretendon se fëmija ka trauma nga kopshti.

Sipas tij, Lisi ka treguar se ka qenë i izoluar nga fëmijët e tjerë në kopsht për shkak të hiperaktivitetit. Ai ka thënë se nëna e Lisit i ka treguar se ai zgjohet natën dhe nuk dëshiron t’i rikujtohen muhabetet e kopshtit.

“Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe”, ka thënë avokati.

“Hera e parë ka qenë dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket çerdhes është e pa mundur të vendosin me dërgua në kopsht. Kur të qetësohet situata, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka. Nuk kanë qenë veprimet e duhura që të izolohet fëmija nga bashkëmoshataret e tij. Edhe gjatë natës siç thekson nëna është me traumën, zgjohet natën, nuk do me ja rikujtua muhabetet që i kanë pasur rreth kopshti. Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Konsideroj që sipas punëtoreve secila tashmë e ka të detyrueshme që ti nënshtrohet një trajtimi psikologjik për fëmijë sepse është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe jo vetëm fëmija por edhe gjithë rrethi familjarë”, tha avokati.