Avokati Xhevdet Smakiqi thotë se ka një “taktikë të heshtur” për zgjedhjen e Presidentit.
Ai shkroi në Facebook disa pika të një skenari se si do të zgjidhet Presidenti, sipas tij.
“Taktika e heshtur e zgjedhjes se Presidentit! 1.Koroumi i detyruar kushtetues prej 80 deputesh ne sallë ne dy raunde dhe qe duhet te marrin pjesë në votim ne dy raunde. 2.Detyrimi qe te ketë sëpaku dy kandidatë per president qe te mundësohet votimi i fshehtë. 3.PDK ose LDK propozojnë kandidatë pa marrëveshje politike me LVV-në. 4.Lista Serbe potencialishtë ka interes politikë te qendrojë në sallë sepse nuk i iu intersojnë zgjedhjet e jashtezakonshme sepse po presin Autonomine Territoriale te Planit te Oherit te dates 18.03.2023 te aprovuar nga ish Qeveria e Kosoves. 5.LVV propozon kandidatin e saj pse jo edhe Vjosen ashtuqe PDK dhe LDK kinse po provojne ne dy raunde kandidatet e saj, e motivi kryesor eshte shmangia nga zgjedhjet e jashtezakoneshme sepse frikosohen si boksieri i nakautuar te ri kthehet ne ring. 6.Ne raundin e tretë LVV-se nuk i duhen 80 deputet ne sallë te Kuvendit ashtuqe secili kandidatë i saj mund te jetë edhe Burdushi i ka te sigurta 61 vota”, shkroi Smakiqi.
Avokati përmendi frikën dhe dorëzimin, dhe në fund një urim për “autokracinë”.
“Urime servilokracia. Urime frikokracia. Urime dorëzimokracia. Urime strujokracia .Perhajrë Republika e III Autokratike e Kosoves!”.