Avokati: S’u argumentua teza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ndaj ish-krerëve të UÇK’së - Gazeta Express
string(86) "avokati-su-argumentua-teza-ndermarrje-e-perbashket-kriminale-ndaj-ish-krereve-te-uckse"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:53

Avokati: S’u argumentua teza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:53

Dhjetori është caktuar si muaji që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të përfundojë.

Krejt çka pritet dhe çka mund të ndodhë deri në fund të vitit, ka diskutuar avokati Ardian Bajraktari.

“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, u shpreh Bajraktari në KlanKosova.

Sipas Bajraktarit, në fazën e fundit të gjykimit, do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.

Bajraktari ndër të tjera shton se Specialja nuk arriti të argumentonte “tezën e saj kryesore, ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.