string(92) "avokati-shpalos-ne-seance-fjalet-prekese-te-femijeve-te-liridona-ademajt-naten-kur-u-vra-ajo"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:49

Avokati shpalos në seancë  fjalët prekëse të fëmijëve të Liridona Ademajt natën kur u vra ajo

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 14:49

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, Leotrim Syla, ka përshkruar momentet kyçe të natës së vrasjes, duke theksuar rëndësinë e zbardhjes së plotë të ngjarjes para gjykatës.

Në fjalën e tij hyrëse në Gjykatë, ai ka treguar për disa prej pyetjet që ia ka bërë familja.

“Besoj se para kësaj gjykate, do të jepet përgjigje pyetjes së babait të Liridonës “Pse Naim ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura, e Dona mbeti brenda”, pyetjes së fëmijëve të Liridonës “Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam”, pyetjes së nanës së Liridonës “pse nuk ko me pa ma Liridonën”, pyetjes së Leonardit “Pse Naimi po mundet aq qetë me iu bërtit fëmijëve atë natë”, e një ditë më vonë me u ushqy në Swiss Diamond sikur nuk ka ndodh asgjë”.

“Jemi mirënjohës për sinqeritetin e treguar nga i akuzuari Dodaj, i cili në shqyrtimin fillestar pranoi fajësinë. Për të kuptuar të vërtetën pse Liridona u privua në mënyrë kaq të dinakshme nga jeta, para kësaj gjykate do t’u jepet përgjigje pyetjeve të ngritura, përfshirë edhe atë të babait të Liridonës: Pse Naimi mundi të dalë me fëmijët nga vetura, ndërsa Dona mbeti brenda? Besoj se do të qartësohet gjithashtu edhe nevoja e takimit të Naimit me Kushtrim Kokallën tek qendra e Nartelit ditën e vrasjes. Pse Naimi e pagoi armën, ia dorëzoi Granitit dhe më pas bashkë shkuan deri tek vendi i ngjarjes, ku u ndanë për të ndodhur ajo që ndodhi”, tha avokati./EO/

aaaaa