Avokati Rudari thotë se Naim Bazaj është lëshuar në shtëpi pas arrestimit - Gazeta Express
string(73) "avokati-rudari-thote-se-naim-bazaj-eshte-leshuar-ne-shtepi-pas-arrestimit"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 16:09

Avokati Rudari thotë se Naim Bazaj është lëshuar në shtëpi pas arrestimit

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 16:09

Avokati, Naim Rudari, ka thënë se Naim Bazaj është liruar për në shtëpi pas arrestimit nga Policia e Kosovës.Rudari ka thënë se Bazajt nuk i është caktuar paraburgim dhe se është liruar në shttëpi.

 “Nuk iu ka caktu paraburgimi, është lëshu në shpi”, ka thënë për Express.

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai po dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë” dhe në nën dyshimin për këto vepra, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.

“Prishtinë  01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.