Avokati Petrit Lladrovci: Nder dhe krenari qeverisja aktuale për Drenasin dhe për PDK-në - Gazeta Express
string(87) "avokati-petrit-lladrovci-nder-dhe-krenari-qeverisja-aktuale-per-drenasin-dhe-per-pdk-ne"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 20:51

Avokati Petrit Lladrovci: Nder dhe krenari qeverisja aktuale për Drenasin dhe për PDK-në

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 20:51

Në përkrahje të fuqishme të kandidaturës së Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit, është deklaruar avokati i mirënjohur, Petrit Lladrovci, i cili është biri veteranit të UÇK-së e bashkëluftëtar i heroit të kombit, Fehmi Lladrovci.

Qeverisja e mirë nuk zëvendësohet, ajo përkrahet dhe forcohet, ka shkruar avokati Petrit Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Gara për Drenasin! Një garë me dy fronte!

Garë e brendshme në mes vetë PDK-së dhe garë e jashtme me të tjerët. Nuk është risi, ata edhe më herët kanë qenë kundër Ramiz Lladrovcit dhe rrjedhimisht kundër PDK-së.

Ramiz Lladrovci nuk është thjesht një Kryetar Komune! Kontributi i tij për Kosovën është i pakontestueshëm, prej ilegales dhe celulave të para të UÇK-së, gjatë luftës dhe pas saj. Ai është vëlla i Fehmi Lladrovcit dhe bashkëluftëtar e mik i Adem Jasharit.

Tregomni për çka njiheni ju të tjerët, cili është kontributi juaj? Me çka t’ju vlerësojmë?

PDK nuk e ka luksin të gabojë!

Sot në Drenas nuk votohet me sy mbyllur për PDK-në dhe mirë që nuk votohet!

Fakte, jo fjalë:

 1. Drenasi është qeverisur me duar të pastra, asnjë aktakuzë për korrupsion;

 2. Administrata është transformuar 100%, këtë e dinë më së miri qytetarët që e përjetojnë çdo ditë;

 3. Gjashtë herë kampion i qeverisjes së mirë në nivel Republike;

 4. Fitues i Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer;

 5. Komunë kampione e zbatimit të ligjit;

 6. Mbi 19 mijë vota në zgjedhjet e fundit nacionale.

Drenasi, ndonëse qytet i vogël, me buxhet modest dhe pa përkrahje nga Qeveria Qendrore, ka shënuar zhvillim dhe përparim të dukshëm.

Prandaj, Drenasi meriton të vazhdojë të qeveriset nga njerëz të dëshmuar. Qeverisja e mirë nuk zëvendësohet, ajo përkrahet dhe forcohet.

Është nder dhe krenari qeverisja e Ramizit për Drenasin dhe për PDK-në.

Forca që vjen nga besimi i njerëzve, nuk thyhet as nga intrigat, as nga presioni.

#Drenasi #Zgjedhjet2025 #QeverisjeMeVepra #RamizLladrovci #MeVleraJoMePresione