Avokati Nazmi Mehmeti ka paralajmëruar tronditje të opinionit publik kur të publikohen veprimet e politikanëve për skandalin me Rezervat Shtetërore.
Ai ka thënë janë vjedhur 10 milionë euro për 28 ditë pas asnjë procedurë ligjore.
“Do te tronditet opinioni kur te behen publike veprimet e politikanve se çka ka ndodhur me Rezervat Shtetërore, se si u morën dhjete milion euro nga buxheti i Republikes se Kosoves, vetem per 28 dite pa asnjë procedure ligjore, pa as nje garancion duke i anashkaluar te gjitha institucionet perkatese dhe personat pergjegjes kjo ka ndodhur nga mafia politike nga Kryeminstri e deri te ministrat përkatës. Çështje dite dhe do te del e verteta, pastaj nuk e di se çka do te thone per veprimet e tyre” – ka shkruar ai.