Avokati Niniq: Kërcënimet ndaj meje filluan kur përmenda Milan Radoiçiqin - Gazeta Express
string(72) "avokati-niniq-kercenimet-ndaj-meje-filluan-kur-permenda-milan-radoiciqin"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 13:00

Avokati Niniq: Kërcënimet ndaj meje filluan kur përmenda Milan Radoiçiqin

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 13:00

Avokati serb, Ivan Niniq, ka deklaruar se fushata e kërcënimeve dhe targetimeve ndaj tij ka nisur rreth një muaj më parë, pasi në një tubim publik përmendi emrin e Milan Radoiçiqit dhe kërkoi përgjegjësi për ngjarjet e Banjskës.

Ai theksoi se që nga ajo ditë është shpallur “agjent shqiptar” nga mediat e afërta me regjimin e Vuçiqit dhe faqe të rreme në internet, si pjesë e një fushate propagandistike për ta diskredituar.

“Targetimi im dhe kërcënimet nisën pikërisht kur e përmenda emrin e Radoiçiqit. Narrativi i tyre është se unë jam zëdhënës i Albin Kurtit, vetëm pse kërkoj përgjegjësi për atë që ndodhi në Banjskë”, u shpreh Niniq, raporton e përditshmja beogradase “Danas”, transmeton RTK

Ai ka deklaruar se do t’i kërkojë Ministrisë së Brendshme të Serbisë një vlerësim të sigurisë së tij, por jo mbrojtje policore, pasi, sipas tij, e njëjta polici ka rrahur studentë dhe ka mbrojtur “Jovanjicën”, të cilën e cilëson si plantazhin më të madhe të marihuanës në Evropë.

“Ky sistem është kriminalizuar dhe polarizuar thellë. Vuçiq qeveris vetëm përmes propagandës dhe represionit. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme në të gjitha nivelet”, u shpreh Niniq.