Avokati Musa: Edhe në Kosovë rrallë herë ndodh që të hidhen poshtë pjesë të aktakuzës, përzihen provat e dëshmitarët - Gazeta Express
string(114) "avokati-musa-edhe-ne-kosove-rralle-here-ndodh-qe-te-hidhen-poshte-pjese-te-aktakuzes-perzihen-provat-e-deshmitaret"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 17:38

Avokati Musa: Edhe në Kosovë rrallë herë ndodh që të hidhen poshtë pjesë të aktakuzës, përzihen provat e dëshmitarët

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 17:38

Avokati kosovar, Skënder Musa, në një intervistë në FRONTAL të T7, ka folur sot për vendimin e Gjykatës Speciale për të hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes së katërshes së UÇK-së, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, shkruan Gazeta Express.

Musa ka thënë se arsyetimi i gjyqtarit ishte se nuk e dinë se sa janë kompetent për të hedhë poshtë pjesë të aktakuzës në këtë fazë.

Avokati kosovar thotë se edhe në Kosovë ndodhë njëjtë në shumicën e rasteve të ngjashme, meqë kur ndaj një të akuzuari ngarkohen disa vepra penale, atëherë ka rrezik që të përzihen provat e dëshmitarët.

“Edhe këta vetë e thanë, po i referohem shtypit, nuk e dimë sa jemi kompetent me hedhë poshtë pjesë të aktakuzës, sepse përzihen me prova me krejt. Ashtu themi edhe në Kosovë. Edhe në Evropë në përgjithësi kur i refuzojnë, arsyetimet ishin të njëjta, s’mu duk asgjë befasuese”, ka thënë Musa në FRONTAL të T7.

“Në Kosovë, kur i akuzuari akuzohet për katër pesë vepra penale, zakonisht ndodh përzierja e provave dhe dëshmitarëve, prej një pike në pikën tjetër. Në Kosovë kur ka dispozitiva shumë, e ndonjë dispozitiv i pa mbështetur në prova, mundet me ra poshtë por shumë rrallë.”, ka shtuar tutje ai./Express/