Avokati i Rexhep Selimit, gjykatësve: Në UÇK nuk kishte strukturë komanduese - Gazeta Express
string(62) "avokati-mair-gjykatesve-ne-uck-nuk-kishte-strukture-komanduese"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 12:02

Avokati i Rexhep Selimit, gjykatësve: Në UÇK nuk kishte strukturë komanduese

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 12:02

Në ditën e pestë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon fjalën avokati Chad Mair që përfaqëson Rexhep Selimin.

Ai tha në pjesën e parë të 1998-ës nuk ka pasur strukturë me zinxhirë komandues, por grumbullim të njësive lokale-guerile që kanë veprua në mënyrë të pavarur dhe horizontale.

“Shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre. Vetë zonat ishin në formim e sipër, të paformuara në pjesën e parë të vitit 1998. Nuk kishte strukturë me zinxhir komandues, kishte grumbullim njësitesh lokale, njësitesh guerile që vepronin në mënyrë të pavarur dhe horizontale, pa ndonjë kohezion dhe uniformitet. Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë pikë kohore, nuk kishte strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement