Në studion e Kosova Live është zhvilluar një debat i ashpër pas ngjarjes së rëndë në Tiranë. Avokati nga Shqipëria, Kujtim Carkani, ka pasur një diskutim me tone të larta me avokaten Fehmije Gashi Bytyqi.
Diskutimi u fokusua tek siguria në gjykata dhe përgjegjësia institucionale pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit. Gashi Bytyqi e cilësoi ngjarjen si më shumë se një “krim i organizuar”, ndërsa Carkani reagoi i mllefosur.
Ai theksoi se ngarkesa e madhe me dosje dhe vonesat e proceseve gjyqësore po e kthejnë drejtësinë në një iluzion për qytetarët:
“Drejtësia e munguar është drejtësi e vonuar. Nuk mund të presim 15 vite për një çështje. Ky sistem po dështon t’u japë përgjigje qytetarëve”, tha Carkani.
Ky reagim vjen pas pasigurisë së krijuar nga ngjarja tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Video e intervistës: