Avokati kosovar: Pres që të lirohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë - Gazeta Express
string(62) "avokati-kosovar-pres-qe-te-lirohen-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 9:29

Avokati kosovar: Pres që të lirohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 9:29

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skënder Musa, u shpreh optimist për lirimin e ish- krerëve të UÇK-së, pas dëshmive të fundit të ish-zyrtarëve ndërkombëtarë, duke nënvizuar se një rol vendimtar në këtë proces ka kredibiliteti dhe besueshmëria e dëshmitarëve.

“Pas këtyre dëshmive të këtyre personaliteteve, besoj që do të lirohen, duke u bazuar në faktin se dëshmitarët përveç që tregojnë ngjarjet që kanë pa, varet edhe prej kredibilitetit dhe besueshmërisë së tyre, ata janë njerëz kredibil, janë shumë të besueshëm edhe për Gjykatën edhe për publikun vendor por edhe për publikun ndërkombëtar”, tha ai për Front Online.

Avokati vlerësoi se dëshmitarët kanë sqaruar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ajo vepronte si një organizatë guerile e pa strukturuar dhe e pa organizuar.

“Kanë sqaruar në mënyrë të jashtëzakonshme çështjen e funksionimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një organizatë guerile e pa organizuar e pa strukturuar, pa pas një qendër komanduese dhe pothuajse të gjitha zonat dhe njësitë në kuadër të zonave kanë vepruar si njësi autonome”, shtoi ai.