Avokati kosovar pas vrasjeve të fundit: Dënimi me vdekje duhet të kthehet në tavolinë - Gazeta Express
string(84) "avokati-kosovar-pas-vrasjeve-te-fundit-denimi-me-vdekje-duhet-te-kthehet-ne-tavoline"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 7:24

Avokati kosovar pas vrasjeve të fundit: Dënimi me vdekje duhet të kthehet në tavolinë

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 7:24

Avokati Florim Shefqeti ka thënë se është shqetësues fakti i armëmbajtjeve pa leje, derisa ka folur për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sipas tij, prezenca e kaq shumë armëve në duart e qytetarëve ndikon në rastet e vrasjeve.

Ka shtuar se ka mungesë të dënimeve për armëmbajtje pa leje. Sipas tij, askush nuk dënohet me burgim efektiv.

“Pothuajse të gjithë dënohen me gjobë. Me aq sa kemi hulumtuar nuk kemi gjetur asnjë rast të dënimit me burgim efektiv”, ka thënë ai.

Ka thënë se “duhet të kthehet në tavolinë dënimi me vdekje. Të paktën të jetë në Kodin Penal”.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.

Shefqeti në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se Gjykata nuk ka përgjegjësi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan.

“Me aq sa kemi kuptuar nuk ka përgjegjësi të Gjykatës Themelore në Gjilan e as asaj të Prishtinës. Tek ndryshimi i masës, kur ka kërkesë nga Prokuroria, Gjykata vetëm e aprovon”, ka thënë ai.