Avokati Koci: Sot në Serbi është ndaluar kosovari Mit’hat Lozhani - Gazeta Express
string(63) "avokati-koci-sot-ne-serbi-eshte-ndaluar-kosovari-mithat-lozhani"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 18:38

Avokati Koci: Sot në Serbi është ndaluar kosovari Mit’hat Lozhani

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 18:38

Avokati Arianit Koci deklaron se sot rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër Serbi, u ndalua dhe u arrestua nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani.

I kontaktuar nga Gazeta Express, avokati Koci tha se këtë rast është duke e trajtuar që disa orë dhe shpejt planifikon të niset për në Serbi.

Tutje, Koci shprehet se “ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori”.

Ai konstaton se “këto arrestime duhet të ndalen”.

“Shteti i Kosovës ka obligim ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Deri atëherë, diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”, shprehet Koci.

Ai tha se “në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement