Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit - Gazeta Express
string(85) "avokati-koci-pasi-nuk-u-votua-dimal-basha-askujt-nuk-po-i-konvenon-formimi-i-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 8:55

Avokati Koci pasi nuk u votua Dimal Basha: Askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 8:55

Avokati Arianit Koci ka reaguar për situatën e djeshme në Kuvend.

Ai ka thënë se mos-votimi i Dimal Bashës dëshmon se askujt nuk po i konvenon formimi i Kuvendit.

Postimi:

Pse nuk u votua Dimali?

E thjeshte.

Askujt nuk po i konvenon me u formu Kuvendi.

Krijohen kushtet për zgjedhje të reja.

Një parti e din që nuk e kalon pragun. E dyta e ka të njejtin rrezik. Të tjerat, kanë frikë nga rezultati.

Mbi të gjitha, shumë deputet nuk do ta shohin më kurrë Kuvendin.

Prandaj, e kam thënë që në protestën e parë: të gjithë kanë faj.

Ka ardhë koha për ndryshime radikale në skenën tonë politike.

E këtë mund ta bëjmë ne, votuesit!

Përndryshe, me këta deputet dhe politikanë, do të mbetet situata e njejtë: regres dhe shkatërrim i shtetit dhe shoqërisë.

Tani e tutje, fati i jonë është në duart tana. Në votën tanë!

Pa ndryshime në skenën politike, nuk ka zhvillim. Nuk ka prosperitet.

Nuk ka të ardhme.