Avokati Koci: Mozzik nuk është arrestuar - Gazeta Express
string(39) "avokati-koci-mozzik-nuk-eshte-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 22:59

Avokati Koci: Mozzik nuk është arrestuar

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 22:59

Avokati Arianit Koci deklaron se sapo ka pirë kafe me reperin Mozzik, për të cilin mbrëmjen e sotme u raportua se u arrestua.

Sipas raportimeve të Indeksonline, bëhet fjalë për dy orë luksoze të reperit që vunë në lëvizje policinë doganore.

“Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Posa piva kafe me të”, ka shkruar Koci në FB.

Ndërkohë, nuk ka akoma ndonjë reagim nga vetë reperi e as nga Policia e Kosovës.