Avokati kosovar, Arianit Koci dhe disa qytetarë të tjerë janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për faktin se për 25 seanca radhazi janë duke dështuar për të zgjedhur institucionet e reja të Republikës së Kosovës.
Avokati Koci në hyrje të Kuvendit ka pritur deputetin Nait Hasani dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së.
Kritika për deputetët kanë pasur edhe disa qytetarë, duke thënë se vetëm vijnë nënshkruhen në seancë dhe dalin./Express/