Avokati i Thaçit - gjykatësve: Këta burra duhet t'i prezumoni të pafajshëm, këtë ua kërkon ligji - Gazeta Express
string(91) "avokati-i-thacit-gjykatesve-keta-burra-duhet-ti-prezumoni-te-pafajshem-kete-ua-kerkon-ligji"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:09

Avokati i Thaçit – gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, këtë ua kërkon ligji

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:09

Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit, tha në fillim të deklaratës së tij përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë se klienti i tij është i pafajshëm.

Avokati kritikoi mënyrën e mendimit të Prokurorisë së Specializuar, që kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve.

“Hashim Thaçi është i pafajshëm”, tha fillimisht Misetic.

“Para jush keni katër burra, për të cilët ligji thotë që duhet t’i prezumoni të pafajshëm”, tha ai.

Misetic tha se në këtë pikë trupi gjykues duhet të nisë argumentimin për marrjen e vendimit në këtë rast gjyqësor.

“Kjo është pikënisja juaj kur të filloni argumentimet për marrjen e vendimit. Ne e dimë që në këtë pikë të procedurës ai është i pafajshëm, pasi ligji ju kërkon juve që ta prezumoni atë të pafajshëm”.

Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të kryhen deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement