Avokati i Popullit heton trajtimin e të burgosurve në paraburgimin e Durrësit, mes tyre edhe Erion Veliaj - Gazeta Express
string(104) "avokati-i-popullit-heton-trajtimin-e-te-burgosurve-ne-paraburgimin-e-durresit-mes-tyre-edhe-erion-veliaj"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 14:22

Avokati i Popullit heton trajtimin e të burgosurve në paraburgimin e Durrësit, mes tyre edhe Erion Veliaj

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 14:22

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, një strukturë pranë Avokatit të Popullit, ka realizuar një kontroll në paraburgimin e Durrësit. Gjatë inspektimit, janë marrë në pyetje të gjithë të paraburgosurit, përfshirë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.

Ky kontroll vjen pas akuza nga Veliaj për trajtim të pahijshëm dhe shkelje të protokolleve mjekësore, pas një transportimi të fundit në një klinikë, ku ishte shoqëruar nga mbi 30 efektivë të policisë. Avokatët e tij kanë denoncuar kushtet e qëndrimit, duke i konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut.