Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar Gjykatës Speciale pasi kjo e fundit prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë me seli në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luka Mishetiq ka shkruar se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.
“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës
Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, ka shkruar ai.
Context should be considered in accessing the effectiveness of the right to appeal violations of fair trial standards. The Defendants in the Thaçi et al. war crimes case have initiated 37 interlocutory appeals, and every single one of them has been rejected by the Appeals Panel. https://t.co/yq3ENYf9dT
— Luka Misetic (@MiseticLaw) June 17, 2026