Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më la të marrë pjesë në seancë, kjo është për keqardhje - Gazeta Express
string(99) "avokati0-i-familjes-zejnullahu-gjyqtarja-nuk-me-la-te-marre-pjese-ne-seance-kjo-eshte-per-keqardhje"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:46

Avokati i familjes Zejnullahu: Gjyqtarja nuk më la të marrë pjesë në seancë, kjo është për keqardhje

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:46

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës – dega në Lipjan po mbahet seanca gjyqësore ndaj pesë policëve të dyshuar për “Vrasje në Pakujdesi” në rastin e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu.

Para nisjes së seancës, ka folur Asdren Hoxha, avokat i familjes Zejnullahu i cili tha se gjyqtarja nuk e ka lënë të marrë pjesë në seancë.

“Unë kërkova sqarime disa herë, mirëpo qasje ishte e atillë që mos me marrë pjesë”, tha ai para mediave njofton Klankosova.tv.

Hoxha tha se njoftimin e mori përmes një thirrje telefonike nga recepsioni ku iu tha se pala e dëmtuar nuk duhet të marrë pjesë.

“Kjo është për keqardhje”, shtoi Hoxha.