string(80) "avokati-i-edukatores-musa-rasti-i-cerdhes-eshte-duke-u-keqperdorur-nga-prinderit"

Avokati i edukatores Musa: Rasti i çerdhes është duke u keqpërdorur nga prindërit

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 13:39

Avokati i një prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, Bajram Zogiani, ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientes së tij, ku thuhet se ka përdorur dhunë.

Avokati Zogiani tha se rasti nuk është siç shihet në incizime, sipas tij është hiperbolizuar fillimisht nga mediat e më pas nga familjarët.

Lexo Edhe:

Zogiani teksa mohoi akuzat për keqtrajtim, shtoi se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

Ai mes tjerash tha se edukatorja Naime Musa po akuzohet për sjellje jo të mirë, e që sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Arsimit kanë shkuar sot në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, ku po dyshohet se edukatorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 3-vjeçari. /Kosovapress