Avokati i bën thirrje Adriatik Llallës: Le të flasë për peshqit e mëdhenj, vetë na i mësoi, t’i tregojë kush janë - Gazeta Express
string(109) "avokati-i-ben-thirrje-adriatik-llalles-le-te-flase-per-peshqit-e-medhenj-vete-na-i-mesoi-ti-tregoje-kush-jane"

Avokati i bën thirrje Adriatik Llallës: Le të flasë për peshqit e mëdhenj, vetë na i mësoi, t’i tregojë kush janë

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2021 22:20

Avokati Saimir Visha i ka bërë thirrje ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla që të dorëzohet, pasi u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.

Ai tha se Llalla duhet të dalë dhe të flasë për “peshqit e mëdhenj”, për të cilët ka folur më parë, duke i treguar se cilët janë ata.

Lexo Edhe:

“Le të flasë sot për peshqit e mëdhenj. Le të flasë sot çfarë ka ndodhur në jetën e tij profesionale si kryeprokuror.

Peshqit e mëdhenj na i mësoi Llalla, le dalë të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj që ka pasur në dosje. Nëse është i ndërgjegjshëm të shkojë të dorëzohet”, tha avokati në Euronews Albania.