Avokati i familjes së viktimës Breznica, Nasuf Hasani, ka folur në studion e “Kosova Live” në T7 lidhur me aktgjykimin ndaj Arsim Sylës, i cili sot u dënua me 22 vjet burgim për vrasjen e V.B., të ndodhur në vitin 2023 në marketin “Interex” në Podujevë.
Hasani e përshkroi krimin si jashtëzakonisht brutal, duke zbuluar detaje tronditëse nga momenti i vrasjes.
“Dorasi ka qenë i armatosur me dy revole dhe ka shtënë shtatë plumba, të gjithë në kokën e viktimës. Në momentin e vrasjes, Valmir Breznica kishte fëmijën për dore”, u shpreh ai në studio.
Sipas tij, mënyra e ekzekutimit tregon për një akt të rëndë dhe të pamëshirshëm, që ka lënë pasoja të mëdha tek familja e viktimës.
Duke komentuar vendimin e gjykatës, Hasani tha se dënimi prej 22 vjetësh burgim, sado pak, ka lehtësuar familjarët, ndonëse nuk mund ta kompensojë humbjen e jetës së viktimës.
Për të parë intervistën e plotë: