Avokati Berisha për pandeminë: Zgjidhja është tek dënimi, jo tek izolimi - Gazeta Express
string(70) "avokati-berisha-per-pandemine-zgjidhja-eshte-tek-denimi-jo-tek-izolimi"

Gazeta Express

01/08/2020 23:38

Avokati Berisha për pandeminë: Zgjidhja është tek dënimi, jo tek izolimi

Gazeta Express

01/08/2020 23:38

Avokati kosovar Besnik Berisha, ka reaguar pas numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Berisha tha se ky nuk është dështim vetëm për qeverinë por për të gjithë shoqërinë.

Lexo Edhe:

Ai bëri thirrje që të gjithë të bashkohen në luftë kundër pandemisë, raporton Klan Kosova.

“Rritja e numrit të të infektuarve nuk është dështim vetëm për qeverinë, por për të gjithë shoqërinë, për të gjitha partitë, pozitë dhe opozitë dhe jo vetëm”.

“Megjithatë, askush nuk duhet t’i gëzohet dështimit, por duhet t’i bashkohet luftës së vetëdijësimit dhe pse jo, edhe misionit të ndëshkimit për këdo që me veprimet apo mosveprimet e tij përbën rrezik për neve si shoqëri”.

“Nëse godasim xhepin e secilit që i kontribuon dështimit, nuk ka nevojë të mendojmë për masën e izolimit. Zgjidhja është tek dënimi, jo tek izolimi”.