Avokati Aliu: Suspendimi i policëve që morën pjesë në tubime politike ishte i bazuar - Gazeta Express
string(83) "avokati-aliu-suspendimi-i-policeve-qe-moren-pjese-ne-tubime-politike-ishte-i-bazuar"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 17:28

Avokati Aliu: Suspendimi i policëve që morën pjesë në tubime politike ishte i bazuar

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 17:28

Avokati Jetullah Aliu në emisionin “Frontal” të T7 ka folur rreth suspendimit të tre zyrtarëve policorë pas pjesëmarrjes së tyre në tubime politike.

“Policia e Kosovës edhe në të kaluarën edhe tash në dhjetor i ka paralajmëruar zyrtarët e lartë përmes një urdhërese duke i njoftuar se ndalohen tubimet e zyrtarëve pa dallim grade me qëllim që të mos jenë të njëanshëm në veprimet e tyre”, tha ai.

Ai shtoi se rekomandimi i IPK’së është i bazuar.

“Policia në kuadër të saj e ka drejtorinë e standardeve profesionale që i trajtojnë shkeljet e mundshme disiplinore”, tha ai.

Ish drejtori i Departamentit të Hetimeve në IPK ka thënë se kjo vlen për zyrtarët polciorë edhe kur nuk janë në detyrë.

“Kam informacione që në fund të dhjetorit është lëshuar edhe një urdhëresë, por edhe por të mos ishte lëshuar urdhërsa, për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve, asnjë zyrtar, pa dallim grade, nuk duhet të marrë pjesë në tubime politike”, tha Aliu.

Aliu foli edhe për deklaratën e avokatit Arianit Koci se fotografia e njërit prej policëve është falsifikuara.

“Suspendimi është veç një hap për me i parandalu për herat tjera. Mirëpo vërtetimi dhe hetimi i gjitha këtyre është vec hapi i parë i hetimeve që mund të bëhet. Fotografia duhet të vërtetohet nga ekspertët”, tha ai.

“Nëse s’është e saktë definitivisht nuk është profesionalizëm nga ana e zyrtarëve të cilët e kanë rekomandu suspendimin”, tha ai në fund. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement