Avokati Aliu për krimet e fundit: Po ndodhin edhe si pasojë e mosformimit të institucioneve - Gazeta Express
string(90) "avokati-aliu-per-krimet-e-fundit-po-ndodhin-edhe-si-pasoje-e-mosformimit-te-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 15:22

Avokati Aliu për krimet e fundit: Po ndodhin edhe si pasojë e mosformimit të institucioneve

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 15:22

Avokati, Jetullah Aliu, sot në “Kosova Live” të T7, është deklaruar për krimet e rënda që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë. Ai tha se policia duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë.

“Jemi në shekullin 21 dhe kemi një pjesë shumë të madhe të monitoruar me kamera. Kemi një pjesë shumë të madhe që munden me u marr veprime të ndryshme hetimore.”

Ish shefi i hetimeve në IPK ka thënë se në këto raste ndikon edhe mungesa e institucioneve.

“Kjo është duke ardhë pak edhe si rezultat i mosformimit të institucioneve të Kosovës sepse shumica e institucioneve janë me ushtrues të detyrës, punojnë me raste ad hoc”, shtoi ai.

Për më shumë shikojeni videon: