Avni Zogiani ka një paralajmërim: Kurti do të kthehet - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 9:51

Avni Zogiani ka një paralajmërim: Kurti do të kthehet

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 9:51

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Avni Zogiani, sot ka thënë se në këtë institucion janë marrë vendime të rëndësishme gjatë qeverisjes Kurti.

Zogiani ka falënderuar ish-ministrin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhikun, për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë pasur.

Ish-zëvendësministri tutje la disa shenja se Qeveria Kurti do të kthehet shumë shpejt në krye të shtetit.

Ai tha se herën tjetër, që sipas tij do të jetë shumë shpejt, do të bëjnë punë edhe më të mëdha.

Shkrimi i plotë:

Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit ka perfshier dy sektore e shume departamente qe jane qeverisur keq per kohe te gjate.

Nuk patem shume kohe, por beme do vendime te rendesishme.

Per mua personalisht perveç bashkepunimi me Kabinetin e Ministrit, kenaqesine me te madhe ma dha bashkepunimi me profesioniste qe kane shume dije, por qe jane shmangur pikerisht per kete arsye!

Dua te falenderoj per bashkepunim te shkelqyeshem:

Lumir Abdixhiku

Alban Zogaj

Krenar Xh Xhaferi

Si dhe profesionistet qe dua t’ua ruaj anonimitetin!

Heren tjeter, qe do te jete se shpejti, do te bejme pune edhe me te medha, edhe me te mira!