Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, e ka përqeshur nënkrytaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit në një konferencë për media tha se Qeveria nuk u koordinua me “miqtë ndërkombëtarë” për masat e reciprocitetit me Serbinë.
Zogiani shkroi me cinizëm në Facebook, duke iu referuar Çitakut.
“Aksioani nuk o koan i koardinuam me miqet toan nderkoambtoar… une e diii se joam koan ambasadoare… Situata drejt pershkallezimit te rrezikshem!”, shkroi ai.
Nga LVV kanë vërshruar reagime pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokuemntet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.