Avni Puka i denoncuar për mashtrim hap rast në Këshill të Etikës kundër Enver Hasanit - ky i fundit e akuzon per "shantazh e hakmarrje" - Gazeta Express
string(131) "avni-puka-i-denoncuar-per-mashtrim-hap-rast-ne-keshill-te-etikes-kunder-enver-hasanit-ky-i-fundit-e-akuzon-per-shantazh-e-hakmarrje"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2024 17:03

Avni Puka i denoncuar për mashtrim hap rast në Këshill të Etikës kundër Enver Hasanit – ky i fundit e akuzon per “shantazh e hakmarrje”

Lajme

Gazeta Express

27/08/2024 17:03

Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, e ka dërguar në Këshill të Etikës dje Profesorin e së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasanin, duke e denoncuar për shkelje të rënda të Kodit të Etikës së UP’së dhe obligimeve akademike. Veprimi i Pukës është cilësuar si shantazh e hakmarrje nga Hasani, i cili e ka denoncuar fillimisht Pukën për mashtrim me doktoratë dhe plagjiaturë.

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Express, Puka e ka akuzuar Hasanin se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthim Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim.

Por, Hasani thotë se nuk e ka ndërmend të përgjigjet pa u sqaruar cështja e doktoraturës së Pukës.

“Vetëm kur të marrë përgjigje në denoncimin tim, i cili, për shkak se përmban elemente të pastra të figurës së veprës penale, mund të përgjigjem në sajesat administrative që Avni Puka paska bërë në këtë denoncim fiktiv, hakmarrës dhe krejt personal.

Por cilat janë pretendimet e Pukës i cili ne letrën e tij përmend edhe një “monitorim” të Agjencisë për Akreditimi.

“Me datën 16.05.2024 nga zyrtari për mësim është konfirmuar se z.Hasani nuk ka mbajtur mësim gjatë gjithë vitit akademik, ndërsa nga Prodekani për mësim është konfirmuar se raportet e orëve për mbajtjen e ligjëratave në emër të z.Hasani janë dorëzuar çdo muaj në adresën elektronike më[email protected] (sikurse i gjithë personeli tjetër akademik i fakultetit) dhe mbi këtë bazë janë përgatitur raportet për pagesën e orëve në kuadër të normës e mbinormës dhe janë proeceduar me rregull nga ana e Zyrës së  Dekanit. Në këtë mënyrë , z.Hasani ka vënë në lajthim dhe ka mashtruar gjatë gjithë kohës Zyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik, duke mos e njoftuar asnjëherë për mungesën dhe mos mbajtjen e ligjëratave”, thuhet në dokument.

Sipas Pukës, Hasani ka përfituar mbi 15 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.

“Mos mbajtja e ligjëratave, mos njoftimi i Menaxhmentit/ Dekanit dhe Rektoratit dhe vendimet relevante të këtyre autoriteteve për një gjë të tillë, kanë vendosur Fakultetin dhe Rektoratin në situatë të lajthimit dhe mashtrimit. Shuma e mjeteve me të cilat është paguar z.Hasani gjatë vitit akademik 2023/2024 për normë dhe mbinormë, duke e vënë në lajthim dhe mashtruar Fakultetin dhe Universitetin, e duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme është: 15,171.29(pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një euri e njëzet e nëntë cent) Euro.

Dekani i Juridikut e ka denoncuar Hasanin edhe për marrjen e thirrjeve akademike në mënyrë të kundërligjshme duke mos respektuar kohëzgjatjen e thirrjeve paraprake sipas Statutit, në periudhën e shërbimit si Rektor i UP’së dhe gjatë kohës sa ka qenë Rektor i Universitetit.

Sipas Pukës, Hasani ishte emëruar Profesor i Rregullt ende pa u bërë katër vjet nga avancimi në thirrjen e Profesorit të Asocuar.

“z.Hasani, edhe pse i zgjedhur Profesor i Asocuar me datë 28.07.2006, pas periudhës tre vjeçare dhe akoma pa kaluar periudhe katër vjeçare, nga avancimi i fundit është emëruar me datë 30.06.2009, në gradën e Profesorit të Rregullt. Kjo nënkupton se procesi i avancimit nga thirrja Profesor i Asociuar në Profesor të Rregullt nga z.Hasani është bërë në mënyrë të kundërligjshme  dhe duke mos respektuar periudhën katër vjecare të avanicimit të titullit përkatës, siç e përcaktonte Statuti”, thuhet në dokument.

Aty theksohet se kjo është bërë kur Hasani ka qenë në mandat të Rektorit.

Në fund, Puka e akuzuar Hasanin për dëmtim të vazhdueshëm të imazhit të Fakultetit Juridik dhe Universitetit të Prishtinës, duke u përmendur intervistat që ka dhënë i njëjti.

“Përkundër obligimit akademik dhe kontraktual z.Hasani në mënyrë të përsëritur ka dëmtuar imazhin e Fakultetit Juridik dhe Universitetit përmes sulmeve dhe përhapjes së shpifjeve dhe ofendimeve në media të ndryshme elektronike për kolegët profesorë, dekanin dhe institucionin në përgjithësi, se gjoja “ka rëndë shumë poshtë” se ata nuk dinë nga është veriu e jugu et.,etj”, thuhet në denoncimin e Pukës.

Profesori Enver Hasani e ka cilësuar denoncimin e Pukës si shantazh e hakmarrje.  Për to ka thënë se do të përgjigjet, vetëm pasi të marrë përgjigje për denoncimin që ia kishte bërë Pukës një vit më parë për mashtrim me doktoratë dhe plagjiaturë.

“Vetëm kur të marrë përgjigje në denoncimin tim, i cili, për shkak se përmban elemente të pastra të figurës së veprës penale, mund të përgjigjem në sajesat administrative që Avni Puka paska bërë në këtë denoncim fiktiv, hakmarrës dhe krejt personal. E kam fjalën për denoncimin tim që e kam drejtuar para një viti në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe në MASHT, te titullarët e këtyre dy institucioneve. Asnjëherë nuk kam marrë përgjigje për denoncimin tim, i cili është bërë publik edhe në medie. Deri të marrë përgjigjen nga organet kompetente, nuk mund të bëj komente të tjera në pikat e ngritura nga Avni Puka, me synim shantazhimin tim, sepse përbën konflikt të pastër interesi dhe tradhti ndaj kauzës së interesit publik”, ka qenë përgjigja e Hasanit.

Hasani e kishte denoncuar vitin e kaluar Avni Pukën se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”. Ai, publikisht, nëpërmjet një letre kishte kërkuar që kjo çështje të zbardhet.

Ndryshe, para rreth një jave, Hasani ka thënë se Puka merr 200 euro më shumë se kolegët e tij “me diplomë fals”.

Ai ka thënë se ka edhe prova të tjera për këtë rast.

“Diplomat që merren jashtë, siç na ka thënë neve ai në fakultet, Dekani i Fakultetit Juridik, z.Puka, kam diplomë të kryer La Sapienza. Është avancu në thirrjen akademike profesor i avancuar dhe i merr 200 euro më shumë se tjerët me atë diplomë fals. Diplomën kur te merr jashtë, në Harvard me qenë, duhesh me nostrifiku. Unë jam shkollu jashtë, e kam nostrifiku. Pa nostrifikim, ajo diplomë është zero”, ka deklaruar Hasani në RTK.

Ndryshe, Këshilli i Etikës ka marrë vendim për këtë rast në shkurt të këtij viti. Në vendim thuhet se “Këshilli i Etikës duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, konfirmon vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka”.

Aty citohet edhe përgjigja e Universitetit të Romës.

“Këshilli i Etikës ka shqyrtuar me kujdes faktet e prezantuara dhe provat e parashtruara nga pala e interesuar. Në këtë proces të administrimit të fakteve dhe provave janë involvuar edhe institucione relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, siç janë Universiteti i Prishtinës dhe organet e tij, Agjencitë e pavarura institucionale si dhe vetë Universiteti i Romës në Itali. Këshilli i Etikës ka vlerësuar këto fakte dhe prova të parashtruara secilën veç e veç dhe të gjitha së bashku dhe ka arritur në përfundimin se çështja e parashtruar mund të vendoset meritorisht. Faktet dhe provat e prezantuara nga ana e institucioneve përkatëse publike janë të padiskutueshme dhe gëzojnë prezuminin e vërtetësisë absolute”, thuhet në vendim.

Po ashtu Këshilli i Etikës ka dalë me përfundim se Puka nuk ka bërë plagjiat në punimin e doktoratës në UP.

“Këshilli i Etikës, duke u bazuar në raportin e ekspertizës profesionale, konstaton origjinalitetin e punimit të doktoratës të Prof.Asco. Dr.Avni Puka me titull: “Përgjegjësia penale e personave juridikë”, të mbrojtur me datën 08.09.2016, pranë Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje në vendim.

Por, Hasani në secilin prononcim këmbëngul se Puka nuk ka doktoruar në La Sapienza.

“Për çështjen e Dekanit të Fakultetit Juridik, ajo që e kam thënë është e saktë 100 përqind. Ai nuk ka diplomë siç ka gënjyer të La Sapienzës, nuk ka doktorruar siç na ka thënë neve. Siç shkruan raporti, ai është avancuar në thirrjen akademike të profesorit të asociuar për shkak se siç na ka thënë neve ka diploma. Unë i kam provat që nuk është ashtu, është gënjeshtër dhe vetëm në Kosovë mund të ndodhë që Dekani I Juridikut ku supozohet se prodhohet drejtësia dhe kryeprokurori i shtetit ku implementohet, mund të ketë diplomë fals dhe mund ta kryejë mandatin. Kjo ndodhë veç në Kosovë”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement