Avni Kastrati është caktuar sot në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i ASK-së me vendim të Qeverisë së Kosovës, të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.
Dy kandidatë ishin në listën e ngushtë të komisionit të rekrutimit: Avni Kastrati dhe Sami Duraku.
Qeveria e propozoi Kastratin, i cili ushtroi detyrën e drejtorit të ASK-së nga nëntori i vitit të kaluar deri më sot, për një mandat të plotë si drejtor.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...