Kryesuesi Avni Dehari ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit. Dehari nuk pret diçka të re as në seancën e sotme të Kuvendit. Ai thotë kjo nuk varet prej tij, por prej krerëve të partive politike.
“As nuk jam aty për të dhënë zgjidhje, as për të mos dhënë zgjidhje, më ka ranë hise për shkak të moshës. Për zgjidhje do të ketë kur njerëzit të janë të arsyeshëm, të vendosin për me gjete zgjidhje. Nëse këmbëngulin për të mos gjetur zgjidhje, nuk gjendet zgjidhja”, tha Dehari.
“Unë e kam dëgjuar, nuk dua të merrem me ta. Avni Dehari e ka një skenar të Sekretarisë, dhe një të Albin Kurtit. Skenari na vjen prej Sekretarisë, më vjen mua dhe Sala Jasharit, atë skenar e kam. Skenari do të ndryshojë kur krerët e partive të merren vesh. Do të isha i lumtur që ai skenar t’i jap fund këtij ngërçi. 6 herë u votua me votim të hapur, nuk ka dhënë rezultat. Janë në pyetje inatet. Tri seanca kanë shkuar kot”, tha ai më tutje.