Avni Bytyqi e Bashmir Xhemaj ngarkohen nga PDK për të komunikuar me mediat - Gazeta Express
string(74) "avni-bytyqi-e-bashmir-xhemaj-ngarkohen-nga-pdk-per-te-komunikuar-me-mediat"

Gazeta Express

15/01/2020 16:51

Avni Bytyqi e Bashmir Xhemaj ngarkohen nga PDK për të komunikuar me mediat

Gazeta Express

15/01/2020 16:51

Partia Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjes së Kryesisë së re, me propozim të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, ka emëruar dy zyrtarë përgjegjës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.

Shefi i Kabinetit të kryetarit Veseli, Avni Bytyçi, është emëruar në pozitën e Zëdhënësit të partisë, ndërsa Bashmir Xhemaj, është emëruar Drejtor i Zyrës së Komunikimit në parti.

Lexo Edhe:

Para se të shërbente në pozitën e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi ishte për dy mandate Zëvendës Shef i Stafit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Më parë, Avni Bytyçi ishte angazhuar në sektorin e shoqërisë civile, duke mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale dhe udhëheqëse.

Në vitin 2013, ai ka pranuar bursën Fulbright nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për të vazhduar studimet. Pas përfundimit të studimeve themelore, drejtimin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ka ndjekur studimet e nivelit Master në “Maxëell School of Citizenship and Public Affairs” në Universitetit Syracuse, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Komunikimit, Bashmir Xhemaj, ka diplomuar në shkenca politike dhe magjistruar për komunikim në Universitetin e Sheffildit, fakulteti ndërkombëtar në Selanik. Ka përvojë të gjatë në gazetari dhe shoqëri civile.

Ndërsa nga viti 2014, ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë si këshilltar i lartë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.