Avni Arifi: Ahmet Isufi, i vetmi kandidat që përfaqëson të burgosurit politikë në këto zgjedhje - Gazeta Express
string(93) "avni-arifi-ahmet-isufi-i-vetmi-kandidat-qe-perfaqeson-te-burgosurit-politike-ne-keto-zgjedhje"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/12/2025 12:24

Avni Arifi: Ahmet Isufi, i vetmi kandidat që përfaqëson të burgosurit politikë në këto zgjedhje

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/12/2025 12:24

Ish-diplomati Avni Arifi ka komentuar së fundmi listat e kandidatëve për deputet nga partitë politike në vend, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë komentimit, Arifi u ndal me theks të veçantë te kandidati për deputet nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.

Ai tha se Isufi është i vetmi kandidat i Anamoravës që i takon lëvizjes së viteve të 80-90 të ushtrisë, si dhe i vetmi kandidat që përfaqëson të burgosurit politik të atyre viteve.

“Ahmet Isufi është i vetmi kandidat i Anamoravës që i përket lëvizjes së viteve të 80-ta dhe 90-ta të ushtrisë. Është i vetmi person që përfaqeson të burgosurit politik të viteve 80.”

Arifi theksoi se edhe PDK e VV kanë përjashtuar nga listat të gjithë kandidatët që i takojnë asaj gjenerate.

“Është interesant që edhe PDK edhe VV i kanë përjashtuar të gjithë që i takojnë asaj gjenerate.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement