string(81) "avioni-qe-e-transportonte-ne-mynih-peson-defekt-marco-rubio-kthehet-ne-uashington"

Avioni që e transportonte në Mynih pëson defekt, Marco Rubio kthehet në Uashington

Lajme

Gazeta Express

14/02/2025 9:36

Avioni që transportonte sekretarin amerikan të Shtetit nga Uashingtoni në Mynih hasi në një problem teknik gjatë fluturimit dhe u kthye pas duke u ulur në bazën e Forcave Ajrore Andrews.

Nga Departamenti i Shtetit njoftojnë se Marco Rubio do të udhëtojë në Gjermani dhe më pas në vendet e Lindjes së Mesme me një avion tjetër duke u vonuar për disa orë, raporton A2CNN-i.

Lexo Edhe:

Rubio do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dhe në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s.

Më pas ai do të udhëtojë në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u takuar me zyrtarë të lartë.