Avioni i “Turkish Airlines”, me rreth 300 persona në bord përfshihet nga zjarri - Gazeta Express
string(76) "avioni-i-turkish-airlines-me-rreth-300-persona-ne-bord-perfshihet-nga-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 8:12

Avioni i “Turkish Airlines”, me rreth 300 persona në bord përfshihet nga zjarri

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 8:12

Një zjarr i vogël në një avion të kompanisë “Turkish Airlines” pasi u ul në aeroportin e Kathmandu.

Autoritetet u detyruan të mbyllnin përkohësisht aeroportin për rreth një orë deri në vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas aviacionit civil të Nepal, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasëm të djathtë të avionit tip Airbus A330-300, i cili kishte fluturuar nga Istanbul drejt Katmandusë.

Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, deklaroi se të gjithë 277 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin, ndërsa aeroporti rifilloi operimet normale pas përfundimit të procedurave të sigurisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement