Avioni i Elvis Presley shitet për 260,000 dollarë në ankand
Yjet
Gazeta Express
14/02/2023 22:22
Sipas faqes së internetit të ankandit,
Elvis e bleu avionin më 22 dhjetor 1976, për 840,000 dollarë.
Avioni, me vende për nëntë pasagjerë, është i
veshur me dru, kadife të kuqe dhe detaje ari edhe në dritare.
Atmosfera retro e viteve ’60 plotësohet nga
koleksioni i mediave i cili përfshin një televizor, audiokasetofon dhe
riprodhues video RCA.
Nuk është rindërtuar dhe do të ketë nevojë për
një motor dhe kabinë të re për të fluturuar përsëri.
Sipas Robb Report, pronari i fundit i avionit
ishte biznesmeni nga Kalifornia, Jim Gagliardi, i cili e bleu atë në ankand në
2017 për 430,000 dollarë dhe nuk e kishte vizituar asnjëherë./abcnews.al/