Avioni i British Airways “ngulet” në pistën e Heathrow - Gazeta Express
string(52) "avioni-i-british-airways-ngulet-ne-pisten-e-heathrow"

Avioni i British Airways “ngulet” në pistën e Heathrow

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 13:18

Një avion i kompanisë British Airways u aksidentua mëngjesin e së premtes në aeroportin e Heathrow në Londër, në një incident që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Rrotat e para të avionit pësuan një defekt duke bërë që mjeti fluturues të ngulet në pistë duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të tij.

Lexo Edhe:

Avioni ishte duke lëvizur në pistë dhe në momentin e aksidentit nuk kishte ndonjë pasagjerë.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që një hetim për incidentin ka nisur.