Avdyli: Vjosa Osmani i tha Walkerit që koalicioni me VV-në do të ndodhë shpejt - Gazeta Express
string(76) "avdyli-vjosa-osmani-i-tha-walkerit-qe-koalicioni-me-vvne-do-te-ndodhe-shpejt"

Avdyli: Vjosa Osmani i tha Walkerit që koalicioni me VV-në do të ndodhë shpejt

Gazeta Express

13/01/2020 12:10

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se ish-shefi i OSBE-së, William Walker, ka vizituar sot Lidhjen Demokratike për t’u informuar lidhur me zhvillimet për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Express

Para mediave, Avdyli ka thënë se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e ka informuar Walker se shumë shpejt do të ndodhë koalicioni me LV-në.

Lexo Edhe:

“Nuk jam pjesë e takimit me Kosnettin, ne ishim në një takim me ambasadorin Walker që shprehi interesimin për zhvillimet në Kosovë, nënkryetarja Vjosa Osmani e informoi që sa më shpejtë do të ndodhë koalicioni me LV-në, dhe besojmë shumë që koalicioni do të ndodhë, e kuptojmë frustrimin e qytetarëve, këto janë diskutime që ndodhin në të gjitha shtetet, përfundimi i koalicionit do të jetë në të mirë të qytetarëve, një koalicion të balancit të pushteteve”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë se edhe në struktura të partisë kanë vullnet për koalicion, e që shton se për ofertat e mundshme vendos Isa Mustafa, kreu i partisë, së bashku me nënkryetaren Osmani që janë autorizuar nga Këshilli i Përgjithshëm.

Deputeti i LDK-se, Haxhi Avdyli

“Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm. Besojmë që struktura e ka vullnetin për koalicion. Diskutimet janë ka fundi. Ato janë pjesë e diskutimeve, ne po kërkojmë që të ndodhë koalicioni për format e mënyrat se si do të ndodhë është detyrë e atyre që i kemi autorizu, kryetarin e LDK-së dhe nënkryetaren Vjosa Osmani”, ka thënë ai.

Avdyli ka deklaruar se nuk beson së çështja e kryeparlamentarit është pengesë për arritje të marrëveshjes.

“Nuk e besoj që është pengesë çështja e kryeparlamentarit, ka formula të tjera që janë pjesë e diskutimit.

Për kohën nuk mund të them. Besoj që në afate kushtetuese do të arrihet koalicioni”, deklaroi ai. /GazetaExpress/